Dentistria e përgjithshme është një degë e mjekësisë që merret me shëndetin dhe kujdesin e përgjithshëm të dhëmbëve, gojës dhe fytit. Kjo përfshin diagnostikimin, parandalimin dhe trajtimin e problemeve të ndryshme dentare dhe orale. Dentistët e përgjithshëm ofrojnë shërbime të ndryshme, si pastrimin e dhëmbëve, mbushjen e dhëmbëve, trajtimin e kaviteteve, rregullimin e kafsheve dhe shumë të tjera. Ata gjithashtu mund të ofrojnë këshilla dhe edukim për mirëmbajtjen e përditshme dentare dhe higjienën orale. Në raste të rënda ose të specializuara, pacientët mund të drejtohen tek specialistë të tjerë, si ortodontistët për rregullimin e braketave apo kirurgët orale për operacione të nevojshme.
Trajtim dhe parandalim të karieve
Një karie nuk është dicka per tu alarmuar, gjithsesi kërkon që të marrësh trajtim dentar të menjëhershëm në mënyre që të parandalosh dëmtime të mëtejshme të dhëmbit. Lënia e patrajtuar e një kariesi mund të shkaktojë probleme të mëtejshme dentare. Një nga shenjat më të zakonëshme që paraqitet në prani të një kariesi është dhimbja e dhëmbit, vecanërisht gjatë konsumimit të ushqimeve ose pijeve të ëmbla, të nxehta ose të ftohta. Nëse mendon se një karies të ka filluar, na kontakto sot.
Ki parasysh që nëse një kavitet zbulohet në fazat e tij të para, ndoshta mund të mos kesh kesh nevojë as për mbushje!
Heqje dhëmbi
Sipas Shoqatës Amerikane të Ortodontëve, fëmijët duhet të kenë vizitën e tyre ortodontike jo më vonë se në moshën 7 vjeç. Edhe pse shumë fëmijë nuk do të kenë nevojë për trajtim në këtë moshë, është një kohë e mirë për të zbuluar nëse ka ndonjë çështje për të pasur kujdes. Shpesh, fëmijët që kanë nevojë për trajtim ortodontik të hershëm mund të reduktojnë nevojën e tyre për procedura dentare të zgjeruara në të ardhmen.
Trajtimi i kanaleve të rrënjës
Nëse dhëmbi nuk trajtohet, indet përreth rrezikojnë të infektohen dhe të formojnë abcese. Në këto raste, si fillim, në kryejmë një grafi për të parë madhësinë dhe formën e kanalit të rrënjes dhe për të përcaktuar nëse kocka përreth përmban infeksion. Pas anestezisë, ne vendosim një unazë gome përreth thëmbit për ta mbajtur atë të thatë dhe për te krijuar një vrimë hyrje në saj të së cilës fillojmë heqjen e pulpitit dhe indin nervor të kalbur. Pasi dhëmbi është pastruar plotësisht, mbushim kanalin me një paste izoluese dhe me një përbërës me përmbajte gome. Në varësi të shkallës së dëmtimit të dhëmbit, për të mbrojtur dhëmbin mund të jetë e nevojshme vënia e një kurore. Kurora parandalon thyerjen e dhëmbit dhe e ndihmon atë që të rifitojë funksionimin e plotë.
Parandalimi i Karieve
Larja e dhëmbëve në mënyrën e duhur të paktën dy herë në ditë.
Pastrimi i përditshëm me fill dentar për të larguar mbetjet ushqimore midis dhëmbëve.
Përdorimi i një shplarësi goje antibakterial për të ndihmuar reduktimin e pllakave.
Ndjekja e një diete të mirëbalancuar dhe të ushqyeshme me kufizime në të ëmbla.
Vizita të rregullta te dentisti të paktën dy herë në vit.
Dentistria e Përgjithshme
Çfarë është dentistria e përgjithshme?
Trajtim dhe parandalim të karieve
Heqje dhëmbi
Trajtimi i kanaleve të rrënjës
Parandalimi i Karieve