Kirurgjia Orale dhe Maksilo-Faciale

Çfarë është KIRURGJIA ORAL DHE MAXILLOFACIALE

Kirurgjia orale dhe maksilofaciale është një degë e kirurgjisë që fokusohet në diagnozën, trajtimin dhe menaxhimin e problematikave kirurgjikale të zonës së gojës, fytyrës, kavitetit oral, dhe strukturave të tjera të lidhura. Kjo fushë e kirurgjisë përfshin një gamë të gjerë të procedurave kirurgjikale, duke përfshirë hiçjen e dhëmbëve, implantimin e dhëmbëve, trajtimin e infeksioneve të gojës dhe mjekimin e lëndimeve dhe defekteve të strukturave anatomike të fytyrës dhe gojës.

Në përgjithësi, kirurgjia orale dhe maksilofaciale konsiderohet një fushë multidisiplinare, pasi përveç mjekësisë kirurgjikale, ajo përfshin edhe njohuri në fushën e stomatologjisë, ortodoncisë, patologjisë së gojës dhe të dhëmbëve, si dhe në disiplina tjera të tjera shëndetësore që mund të kenë ndikim në shëndetin oral dhe fytyrën.

Shërbimet:

Kirurgjia e indeve të buta

  • Gingivektomi dhe gingivoplastikë
  • Zgjatje e kurorës klinike ( në rastet e buzëqeshjeve gingivare)
  • Frenulotomi dhe frenulektomi labiale/linguale
  • Shtim i forniksit ( në rastet e mungesës së kreshtë, për pacientët pa dhëmbë)

Kirurgjia dento-alveolare

  • Ekstraksione dentare të thjeshta
  • Ekstraksione dentare komplekse
  • Ekstraksione të rrënjëve të mbetura
  • Ekstraksione të dhëmballëve të pjekurisë
  • Ekstraksione të dhëmbëve të përmbajtur

Kirurgjia implantare dhe para-implantare

  • Teknikat “All on 4” , “All on 6” , “All on 8”
  • Implantologji e guiduar
  • Shtim të kockës autologe ose heterologe (në rastet e mungesës së kockës)
  • Shtim të gingivës (në rastet e mungesës së gingivës)
  • Ngritja e madhe e sinusit maksilar
  • Ngritja kreshtale e sinusit maksilar

Kirurgjia e indeve të buta

  • Gingivektomi dhe gingivoplastikë
  • Zgjatje e kurorës klinike ( në rastet e buzëqeshjeve gingivare)
  • Frenulotomi dhe frenulektomi labiale/linguale
  • Shtim i forniksit ( në rastet e mungesës së kreshtë, për pacientët pa dhëmbë)

Lezionet kistike të nofullave

  • Kistat radikularë
  • Kistat rezidualë
  • Keratokistat
  • Kistat folikularë
  • Kistat e erupsionit

Patologjitë e artikulacionit temporo-mandibular

  • “Klik” (zhurma) e artikulacionit
  • Luksacioni temporo-mandibular
  • Sindromi (dhimbja) e artikulacionit temporo-mandibular
Patologjitë e gjëndrave të pështymës
  • Bllokimi i gjëndrave nga gurët salivarë
  • Mukocelet e buzës
  • Ranula sublinguale

 

 

Traumatologjia
  • Luksacionet e dhëmbëve
  • Intrudimi, ekstrudimi apo avulsioni i dhëmbëve
  • Fraktura korono-radikulare e dhëmbëve
  • Fraktura e proçesit alveolar
  • Laçerimi i indeve të buta